Surprise Me!

Emigrimi i shqiptarëve/ 10 mijë të kthyer nga BE në 10 muaj, nuk i ndal as rreziku

2019-11-10 1 Dailymotion

Dhjetë muajt e fundit në Shqipëri janë kthyer 10 mijë e 580 qytetarë shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit pa vizë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. në këto të dhëna nuk qartësohet se sa përqind e të riatdhesuarve janë azilkërkues.

Por me gjithë ashpërsimin e kontrolleve dhe rregullave qoftë në Shqipëri qoftë ne Evropë, asgjë nuk i ndal ata më këmbëngulësit që të largohen nga vendi me mënyra nga më të ndryshmet, qoftë edhe shumë të rrezikshme.

Sipas të dhënave që Top Channel disponon rezulton se mesatarisht 4 shqiptarë çdo ditë kanë tentuar të largohen nga Shqipëria ilegalisht dhe janë kapur nga policia kufitare . shifrat tregojnë se nga janari 2019 deri në tetor 2019 janë ndaluar në kufi 1233 shtetas shqiptarë që po largoheshin ose përmes kufirit të gjelbër ose me dokumenta të falsifikuara.

Mensur Prenci , u dha trafikantëve 13 mijë euro që ata ta ndihmonin të largohej ilegalisht nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë në Australi. Rrjeti i trafikantëve që niste edhe të tjerë përmes një agjensie në Tiranë i garantoi udhëtimin klandestin, Por 32 vjeçari nuk mbërriti kurrë në tokën e premtuar.

Që prej 2014 , Eduarti edhe ai një ish-emigrant i paligjshëm, është vënë në kërkim të të vëllait të zhdukur, madje u bë shkak që Shqipëria të hape hetimet e të dënojë njërin prej trafikantëve.

Eduart Prenci: Ata na kërkuan aq lekë se thanë që kushton se është rrugë e gjatë.

Por edhe pse drejtësia pranoi që Mensuri ishte viktimë e një rrjeti trafikantësh, bashkëpuntorët e të akuzuarit nuk u zbuluan asnjëherë.

sinkron vëllai iku me peshkarexhë , iku ne Indonezi, fillimisht u nis nga bullgaria, pastaj aty mori biletë bëri udhëtim të gjatë deri në Indonesi, në Kupang më mori në telefon dhe më tha sa të mbërrij do të marr . por kjo ishte telefonata e fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon