Surprise Me!

Ora News - Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

2019-11-11 1 Dailymotion

#rtvora #oraneës

Gjykata Kushtetuese është kthyer në qendër të debatit mes mazhorancës dhe Presidentit. Për kreun e shtetit është parlamenti që duhet të votojë kandidatin e radhës dhe më pas ai brenda 24 orëve do të shprehet me dekret.

Por për kreun e Kuvendit, Kushtetuta është e qartë dhe për këtë ai ka marrë mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në Këshillin e Legjislacionit. Ndaj afati 30 ditor që kishte presidenti për tu shprehur ka kaluar dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet emri i parë në listë.

Ruçi: Nga lista paraqitur nga KED dhe që i është përcjellë seancës plenare për votim, kandidatja e parë në listë, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur e emëruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti në 4.3.2019 pas plotësimit të afatit 3 ditor nga data e paraqitjes së listës së KED në presidencë dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, brenda këtij afati, vendimi i KED është botuar në fletoren zyrtare.

Si pasojë Ruçi ka kërkuar votimin e të vetmit emër të mbetur në listën e parë. Në votim Ruçi ka hedhur dhe listën e dytë.

Elsa Toska-105 vota pro, 2 kundër, 9 abstenim, 2 nuk kanë votuar.

Fjona Papajorgji -105 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim, 2 nuk kanë marrë pjesë në votim

Në të dy kandidatet dhe opozita e re tashmë ka dhënë mendimin pro. Më herët në seancë plenare, kreu i parlamentarëve socialist Taulant Balla ka theksuar se vonesat janë të qëllimshme.

Balla: Presidenti i Republikës bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç sepse ai nuk ka hallin e afatit. Presidenti i Republikës ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me katër vetë sepse ka parë që e katërta e renditur është një person tek i cili ai ka besim. Presidenti i Republikës kërkon të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Enkelejd Alibeajt.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kuvendi-zgjedh-sot-anetarin-e-gjykates-kushtetuese

Folloë RTV Ora

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for NEËS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE ëëë.oraneës.tv

Like Ora Neës on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Folloë Ora Neës on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Folloë Ora Neës on Tëitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon