#rtvora #oraneës

Prokuroria firmos urdhërarrestin për ish kryetarin e bashkisë së Vorës, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Agim Kajmaku.

Vendimi vjen pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi pro për shkarkimin e tij dhe heqjen e mandatit.

Gazetarja e Ora News Keti Banushi deklaron se urdhërarresti është prerë ditën e djeshme. Policia ka shkuar për ta ekzekutuar në banesë por nuk është gjetur. I mbetet prokurorisë t?I drejtohet Gjykatës për të caktuar një masë sigurie në mungesë.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur ne kerkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres, neni 249 i Kodit Penal" shkruhet ne njoftimin e prokurorise.

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve. Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/firmoset-urdherarresti-agim-kajmakun

Folloë RTV Ora

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for NEËS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE ëëë.oraneës.tv

Like Ora Neës on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Folloë Ora Neës on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Folloë Ora Neës on Tëitter http://bit.ly/2RhOaQp