Pak minuta më parë Partia Demokratike nëpërmjet ish deputetes Oriola Pampuri shpalli LIVE se në zonën e Astritit ka mbetur i vdekur një person. Sipas Pampurit viktima quhej Mahmut Imallari dhe sipas saj, trupi i tij gjendej në morgun e spitalit. Madje ajo akuzoi spitalin e traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.<br /><br />Pampuri përhapi panik mes banorëve, por në të vërtetë Imallari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë vetëm një ndihmë shëndetësore pranë Spitalit.<br /><br />Nga foto e shkrepur në spitalin e Traumës Imallari qëndron madje ulur vetë pa ndihmën e asnjë personi dhe është gati për të lënë spitalin.