#rtvora #oranews #protesta

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Në një komunikim për gazetarët nga spitali i Traumës, Vokshi thotë se ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer.

Albana Vokshi: Sipas informacioneve që morëm nga banorët ka pasur shumë persona që janë lënduar rëndë.

Fillimisht u refuzuam nga drejtoria e spitalit, por mësë fundi takuam dy prej tyre të cilët kanë shqetësime shumë të rënda.

Takuam Lindita Protoduarin, e cila është shumë sëmurë për shkak të gazit të përdorur.

Kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk është dëshpëruese, kjo është e tmerrshme dhe kriminale ajo që ka ndodhur sot. Ka nga ata që u ka dalë kavilja, pleq që i janë thyer dhëmbët nga dhuna e policisë, ka disa zonja që kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur për to.

Ka dhjetëra të arrestuar, mes tyre gra dhe vajza që janë dhunuar më mënyrë çnjerëzore nga policia. Nuk dihen në cilin komisariat ndodhen gratë.

Ne do jemi në protestë, pranë banorëve.

Numri i të lënduarve nuk dihet, askush nuk tregon. Nga biseda që pata me dy të lënduar dhe ato kanë qenë dëshmitarë

Çdo gjë mbahet në një terr informativ. Urdhri që ka ardhur nga Rama është që asnjë mos bëhet transparente.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/albana-vokshi-ka-persona-me-kavilje-te-dale-dhe-dhembe-te-thyer

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp