Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Duket fakt tashmë kthimi i Pinoçetit në shtëpi. Një Boing Kilien ka mbrritur në bazën ushtarake Britanike për të shoqruar Pinoçet për në Kili. Pinoçet u arrestua në Londër 15 muaj më parë me kërkesë të gjykatësit spanjoll Garson. Ministri i Brendshëm Britanik Xhek Stron, akaoma nuk e ka vendosur plotësisht se çdo të bëhet me ish-gjeneralin, diktator Pinoçet. Organizatat e njerezve të zhdukur nga Pinoçet vazhdojnë protestat.

Të ndryshuar, të reformuar policët e Irlandës së Veriut. Ndarja katolike dhe protestantë ende është e mprehtë në Irlandë. 90% e policisë përbëhet nga protestantë. Por sipas marrëveshjes së re duhet të ulet numri i policisë në ishullin e fortë.

Për ti shpëtuar skandalit kristian demokratet gjermanët sakrifikojnë babain historik të tyre, kancelarin Helmut Kol. U vendos kjo në sesionin e jashtëzakonzhëm të CDU-së, udhëhequr nga lideri i saj Shojbu. Kjo ishte e vetmja mënyrë për ta shpëtuar nga skandali i fondeve të zeza, që numërojnë 2 milion marka. Megjithatë Halmut Kol është njeriu që në Gjermani simbolizon bashkimin e saj. Një ndër ideatorët e europës dhe monedhës së përbashkët, ku për shumicën quhet babai i kombit./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori