Surprise Me!

Nga kryetar Bashkie, ne arrati

2019-11-15 1 Dailymotion

Policia nuk ka arritur të gjejë Agim Kajmakun, ish-Kryetarin e Bashkisë së Vorës, i shpallur në kërkim me tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve dhe ushtrimi i funksioneve pas mbarimit të detyrës.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, por pa rezultat. Prokurori Kolë Hysenaj i kishte lënë afat ish-kreut të Bashkisë së Vorës që të paraqitej ditën e martë në Prokurori, në të kundërt do të shoqërohej forcërisht.

Por Kajmaku, që ka ngarkuar një avokat për ta ndjekur këtë çështje ka zgjedhur të arratiset.

Referuar sistemit TIMS, Kajmaku ndodhet ende në territorin shqiptar. Kështu pretendojnë edhe familjarët, të pyetur nga Tv Klan.

Policia dyshon se ai po fshihet tek miq apo të afërm të tij, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë kaluar ilegalisht kufirin.

Numri i telefonit të tij celular rezulton i padisponueshëm.

Kajmaku, që në pak ditë e sheh veten nga drejtimi i Bashkisë së Vorës, në një të kërkuar nga drejtësia, akuzohet nga prokuroria se ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë, Omeri dhe Hekuran Brahimaj, pasi KQZ i kishte hequr mandatin atij, për shkak se kishte fshehur një hetim në Greqi, për përdorim të parave false.

Në këtë detyrë ai emëroi shefin e tij të kabinetit Gentian Picarin, por prokuroria thotë se ashtu si në shkarkimi e dy nënkryetarëve, edhe në këtë vendim ai ka falsifikuar datën.

Nëse akuzat e prokurorisë do të provohen në gjykate, dy nënkryetarët do të kthehen në detyrë dhe Këshilli Bashkiak do të ketë mundësinë të zgjedhë njërin prej tyre për të ushtruar funksionet e kryetarit, deri në zgjedhjet e pjesshme, që duhen dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon