Historia e sotme në ?Historia ime? në Tv Klan nën drejtimin e Mirela Milorit është e pazakontë. Ilirjan Berati nga Ebasani është 60 vjeç dhe jeton në një varfëri të tejskajshme.

Edhe pse vazhdimisht ka bërë përpjekje për t?u punësuar përmes Zyrës së Punës, ai pretendon se nuk i është ofruar asnjë variant pune. E vetmja e ardhur që ai dhe bashkëshortja e tij ka është një ndihmë ekonomike prej 3060 lekësh të vjetra.

Në vitin 2014 si pasojë e aplikimit të skemës së re të ndihmës ekonomike, ai u përjashtua nga sistemi. Në vitin 2015 si pasojë e rilidhjes së energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme u ndoq penalisht. Si pasojë, u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 18 muaj detyrim paraqitje për vjedhje të energjisë elektrike. Në vitin 2018, Ilirjani u fut në skemën e ndihmës ekonomike nga Fondi i Bashkisë.

Të ardhurat e tij mbeten të pamjaftueshme për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE-së. Ai dhe familja e tij jetojnë në kushte të vështira dhe në studio, ai kërkon punë dhe ndihmë për të shlyer detyrimet.