Surprise Me!

Ora News - Stuhia “tërbon” detin, dallgë gjigante në Himarë dhe Lezhë

2019-11-15 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Këto pamje janë regjistruar këtë të mërkurë në Himarë. Dallgë gjigande u krijuan në breg dhe uji më pas vërshoi mbi shëtitoren e qytetit duke shkaktuar edhe probleme.

Sipas ekspertëve kjo situatë është pasojë e stuhisë detare dhe baticës. Ndërsa banorë të Himarës që kanë postuar pamjet në rrjetet sociale e lidhin edhe me investimin sipas tyre të gabuar për shëtitoren e qytetit.

Pamje të ngjashme u regjistruan edhe në Bregdetin e Tales në Lezhë.

Uji i detit mbuloi të gjithë brezin e rërës duke avancuar rreth 50 metra në brendësi të tokës.

Në disa zona niveli i ujit arriti 50 cm dhe u është afruar banesave e bizneseve duke rrezikuar përmbytje.

Situata e krijuar në të dy zonat, po monitorohet nga drejtuesit vendore dhe përfaqësues të emergjencave në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se do të jetë nevoja.

Në vitin 2010, për pasojë të këtij fenomeni, deti përmbyti dhjetëra banesa në Ishull Shëngjin, Tale dhe uji mbërriti deri në Fushë Kuqe.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/stuhia-terbon-detin-dallge-gjigante-ne-himare-dhe-lezhe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon