Një jetë në studio..! E studiot nuk janë kurrë aq komode sa për ta jetuar pjesën më të madhe të jetës pikërisht aty. <br />Megjithatë, të tillë e ka zgjedhur ta bëjë jetën piktori Lec Shkreli. Ai bashkë me vitet mbi supe, edhe pas 50 vjetëve karrierë artistike, vazhdon ngjizjen e ngjyrave aty; mes telajove, pikturave, kutive me bojë e tufave me penelata. Dhe kur hyn në atë studio, s?ke si të dalësh shpejt. <br /><br />Tablotë ?të thonë? se duhet shumë kohë të qëndrosh përballë tyre, duke bërë një dialog të ngrohtë. Nuk mund të largohesh pa zbuluar gjëra të reja: siç është një pikturë e panjohur e nënës heroinë, Mine Peza, të cilën komisioni i censurës së kohës nuk ia lejoi Lec Shkrelit ta ekspozonte, derisa nën mbikëqyrje të tij skicoi atë variantin tjetër të njohur për të gjithë: Mine Peza në ballë të demonstratës. <br />Lec Shkreli nuk është ndjerë aspak i ndrydhur nga trajtimi ideologjik që i kërkohej për veprën, sepse duke e përmbushur me detaje artistike, ai e tejkalonte gjithmonë tematikën, dhe formën e shprehjes ai vet e quan si një akt formal. Ai është ndër të paktët që mendojnë se tematika apo shtrëngesa ideologjike ndikojnë në cilësinë e artit.