Surprise Me!

Moti i keq perfshin bregdetin

2019-11-15 0 Dailymotion

Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq në 48 orët e fundit. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë shkaktuar dëme të shumta.

Dëmtimi i rrjetit elektrik ka lënë pa ndriçim disa zona të tilla si Narta, Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Kudhësin, Rradhimën dhe Selenicën.

Grupet e punës së OSHEE në Vlorë po punojnë për riparimet e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në zonat që furnizohen fiderat e dëmtuar.

Aksi rrugor në Llogara i është kthyer normalitet pas bllokimit të një ditë më parë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi edhe sot nuk ka lundruar, ashtu si edhe anijet e peshkimit që serish nuk janë lejuar të dalin në det.

E tillë vijon situata edhe në Durrës, ku tragetet që duhet të niseshin mbrëmë janë nisur mëngjesin e sotëm.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon