Surprise Me!

Vritet ne rrethana te paqarta 34-vjecari

2019-11-15 0 Dailymotion

Një 34-vjeçar në Vlorë, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në lagjen ?Kushtrimi?, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri.

Policia e Vlorës deklaron zyrtarisht se viktima me iniciale K.D. ka një plagë në pjesën e pasme të shpatullës të shkaktuar nga arma e zjarrit.

34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin bregdetar dhe nuk është person me precedent penal.

Mëngjesin e kësaj të mërkure u raportua nga policia se viktima dyshohet të ketë humbur jetën si pasoja e atakut kardiak dhe nuk kishte shenja dhune në trup.

Por ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar shenjë plumbi në shpatull. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur këtë krim.

Buy Now on CodeCanyon