Surprise Me!

“S’kemi qene te pergatitur”, Angela Martini tregon si u martua me miliarderin

2019-11-15 20 Dailymotion

Modelja e njohur Angela Martini prej dy vitesh është martuar me rumunin Dragos Savulescu. Pas një lidhjeje disavjeçare, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas.

Bukuroshja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin ?Rudina? në TV Klan. Ajo u rikthye të rrëfente edhe njëherë për këtë moment të rëndësishëm të jetës ku ndryshe nga nuset e tjera, vetë veshi një fustan të zi.

Angela Martini tregoi se çifti nuk kishte diskutuar asnjëherë më parë për martesë, por thjesht u zgjuan dhe vendosën të bëjnë diçka jo tradicionale.

?Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S?kemi qenë të përgatitur, s?kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë ?çfarë bëjmë sot. A të martohemi?? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi.

Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë ?kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë?. Thashë me vete ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha ?unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t?i them ok që jam gati për këtë martesë?, tha Angela Martini, e cila së fundmi ka ardhur me një libër të ri të quajtur ?Dashuri, shpresë, dritë?. /tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon