Surprise Me!

Basha: Kriza ekonomike nga keqqeverisja dhe taksat e larta

2019-11-15 0 Dailymotion

Keqqeverisja dhe taksat e larta janë sipas Lulzim Bashës arsyet e krizës ekonomike që po kalon vendi.

Nga Fieri ku vijoi turin ?Rrugëtimi për Shqipërinë?, kreu i opozitës tha se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është mbështetja ndaj biznesit të vogël përmes lehtësirave fiskale.

Uljen e kostove për sipërmarrjen si dhe rikthimin e taksës se sheshtë, Basha e sheh si një impuls për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kreu i demokratëve premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do të vendosë një moratorium për inspektoratet të cilat tha se do të pezullohen për t?u riformuar sipas një modeli europian.

Sikundër në Durrës, edhe me biznesin fierak kreu i opozitës u shpreh se do të ndërpritet transferimi i të dhënave në Ministrinë e Financave dhe biznesi nuk do të paguajë më koalidimin e kasave.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon