Surprise Me!

Ora News - Kriza për Kushtetuesen, Basha Grusht i pastër institucional

2019-11-15 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Në mesin e përplasjes institucionale të presidencës me qeverinë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Partisë Demokratike e quan puç kushtetues të mazhorancës atë që po ndodh. Nga Saranda, Lulzim Basha ndau shqetësimin se Kryeministri ka për qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese, duke e çuar procesin në manovra që qytetarët të mos e kuptojnë.

Basha: Kjo që po ndodh më Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues, i cili ka për qëllim që në vend që shqiptarët të kenë Gjykatën Kushtetuese për të cilën kemi dy vite, 3 vite që kërkojmë të merren hapa për ta formuar të kenë një kukull të regjimit.

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së Gazmend Bardhi reagoi për betimin e Arta Vorpsit te noteri, fakt që sipas tij e kthen vendin në diktaturë. Bardhi thotë se gjyqtaren në fjalë e njeh, por ajo është e detyruar për ta bërë një veprim të tillë.

Ndërsa për Edi Ramën thotë se po zbaton parimin nazist ?Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.?

Bardhi: ?Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës?.

Aktualisht, për një vend në Gjykatën Kushtetuese ka dy kandidatë, Arta Vorpsi, dhe e dekretuara e Presidentit, Marsela Xhaferllari.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kriza-kushtetuesen-basha-grusht-i-paster-institucional

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon