Do të flasim në nisje të këtij edicioni për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese ku një ditë më parë u betuan për të njëjtin vend, dy anëtare të saj.
Kështu janë paraqitur sot në detyrë edhe Arta Vorpsi, e cila e zyrtarizoi mandatin e saj përpara një noteri, edhe Marsida Xhaferllari e cila u betua në mbrëmje përpara Presidentit të Republikës.
Ato kanë shmangur komentet për mediat, por janë paraqitur të dyja me pretendimin se janë anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
I kontaktuar për këtë situatë, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile tha për Tv Klan se shumë shpejt ky institucion do të dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me procedurën administrative për këtë rast.
?Një gjë është e sigurt që edhe unë si Sekretar i Përgjithshëm do të zbatoj Kushtetutën dhe ligjin?, thotë ai në reagimin e tij.
Marsida Xhaferllari u dekretua nga Presidenti i Republikës, por KED thotë se firma u hodh jashtë afateve dhe se u përzgjodh jashtë 3 emrave të parë të listës duke njohur për këtë vend Arta Vorpsin.