Surprise Me!

Ndahen “Latin Grammy”/ Triumfojnë Rosalia dhe Alejandro Sanz

2019-12-09 47 Dailymotion

Rosalia dhe Alejandro Sanz ishin fituesit e mëdhënj të edicionit të 20 të Latin Grammy Awards.

Këngëtarja spanjolle rrëmbeu çmimin e albumit më të mirë dhe praktikisht, pushtoi mbrëmjen me pesë fitore. Por në event, nuk munguan as notat e protestës: këngëtarja kiliane Mon Laferte ? e cila mori një trofe për albumin më të mirë të muzikës alternative ? kishte zbritur më parë në tapetin e kuq me gjoksin e zhveshur, ku ishte shkruar ?Në Kili ata torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin ?, një referim ky ndaj protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë tronditur vendin e Amerikës së Jugut për javë të tëra.

?Kili, dhimbja jote më dhemb?, deklaroi ajo ndërsa pranonte çmimin në mbrëmjen gala të mbajtur në Las Vegas. Këngëtari Nicaraguan Luis Enrique gjithashtu shfrytëzoi momentin te shprehte indinjatën e tij kur u ngjit ne skene pwr tw marrw çmimin për albumin më të mirë popullor, një bashkëpunim me C4 Trio.

?Nikaragua është ende në luftë. Nikaragua vazhdon të luftojë për të qenë e lirë?, u shpreh Luis Enrique.

Portorikani Residente, anëtar i grupit ikonik Calle 13, ia kushtoi dhe ai çmimin e vet luftës kundër ?barazisë?. ?Megjithëse nuk ka asnjë lidhje me videon, kjo është për të gjithë njerëzit që luftojnë në Amerikën Latine,? tha Residente.

?Ne nuk mund të vazhdojmë t?i lejojmë qeveritë tona të na bëjnë për budallenj.? Këngëtari kolumbian Juanes u nderua gjithashtu me një cmim, atë të Njeriut të vitit, dhe surpriza ishte qe për t?ia dorëzuar, në skene u ngjit Lars Ulrich i Metallica.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon