Disa vende europiane po vujanë pasojat e motit të keq me reshje të dendura shiu e dëbore. Rajonet qëndrore të Britanisë së Madhe këto ditë po përjetojnë një tjetër valë përmbytjesh brenda një jave.

Situata është problematike veçanërisht në Natingem dhe rrethinat, ku disa rrugë janë bërë të pakalueshme për shkak të përmbytjeve. Disa lumenj kanë dalë nga shtrati.

Në Venecia, niveli i ujit ka rënë me rreth 33 centimetra dhe aktualisht ndodhet në 1 metër e 54 centimetra lartësi. Gjendja e emergjencës është në fuqi. Qendra historike e destinacionit të famshëm turistik italian vijon të jetë e mbuluar nga uji.

Ndërsa veriu i Spanjës është goditur nga stuhi të forta dëbore, me një shpejtësi ere deri 120 km/orë, që ka paralizuar qarkullimin në rajonet e Galithias dhe Asturias.

Tv Klan