97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.

Me moton ?Jeta nuk është pjesë e një automjeti?, është shënuar dita ndërkombëtare e viktimave në trafik. Marshimi nis nga Kolegji Tempull, që është edhe organizator i kësaj përkujtimoreje, deri te Teatri Kombëtar, ku u bë edhe ndezja e qirinjve për këto viktima.

Genta Xheladini tregon se po kjo ceremoni në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor ka edhe mbështetjen e institucioneve.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë këtij viti kanë qenë 97 viktima te trafikut.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë botën dhe ka për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH