Surprise Me!

Dëshmia në hetimin e Trump/ Deklarimet e forta të ish Ambasadores amerikane në Kiev

2019-12-09 3 Dailymotion

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovich i tha Kongresit se sulmet që e kanë origjinën te interesat korruptive kanë krijuar një krizë në Departamentin e Shtetit.

Yovanovich u tha ligjvënësve se ajo ishte viktimë e ?fushatës së dezinformimit? ku u përdorën ?kanale të pasme jozyrtare? që çuan në largimin e saj nga Ukraina.

Ajo tha se ?vazhdon të jetë e habitur? për faktin që pati amerikanë, të cilët bënë partneritet me ?disa ukrainas të cilët preferuan të luanin sipas rregullave të vjetra korruptive? në përpjekjet për largimin e saj.

Yovanovich dha gjithashtu alarmin se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit nuk e mbrojtën nga sulmet e aleatëve të presidentit, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.

?U ndjeva shumë keq kur dëgjova se Presidenti kishte humbur besimin tek unë,? tha ajo.

Ajo foli para ligjvënësve për një ?krizë në Departamentin e Shtetit?. Dhoma e Përfaqësuesve dëgjoi të premten Marie Yovanovitch, ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u vu në shënjestër të aleatëve të presidentit në një fushatë ?njollosjeje? që tani është në qendër të hetimit.

Ndërkohë që zonja Yovanovitch po dëshmonte, Presidenti Trump e sulmoi atë në Twitter, duke thënë se kudo që ajo ka shërbyer, punët kanë shkuar keq. Ish-Ambasadorja u përgjigj se fjalët e presidentit tingëllonin kërcënuese. Diplomatja e karrierës, u ka shërbyer si presidentëve republikanë, ashtu edhe atyre demokratë. Ajo dhe zyrtarë të tjerë që po dëshmojnë publikisht në seancat historike të Dhomës së Përfaqësuesve, po japin versionet e tyre të ngjarjeve, ku demokratët po mbështeten për të ngritur argumentin se sjellja e presidentit është e pafalshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon