Surprise Me!

Meta: Te “Kushtetuesja” vija eshte e kuqe flake

2019-12-12 0 Dailymotion

Presidenti Meta përforcoi edhe këtë të shtunë qëndrimin e shprehur një ditë më parë se Gjykata Kushtetuese përbën një vijë të kuqe, të cilën thotë se nuk do të lejojë që të shkelet.

Kreu i shtetit postoi në faqen zyrtare në rrjetet sociale një pjesë të deklaratës së bërë një ditë më parë teksa paralajmëroi kallëzim penal për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

?Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën. Boll janë tallur me Kushtetutën e Shqipërisë që u votua me konsensus. Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe e kuqe flakë?.

Më herët, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Presidenti njoftoi se do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në Shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën ku ndodhet vendi, të cilën e quan si dramatike.

Ai paralajmëroi edhe publikimin gjatë javës së ardhshme të një videoje që do të faktojë dhunimin që ka tentuar t?i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ajo që zëdhënësi i Presidentit e quan si ?bandë?.

Në njoftim thuhet se ?po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë? të përfshirë në situatën e krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon