Gjatë dhe pas çdo rrebeshi shiu, Durrësi dhe banorët e tij përballen me pasojat e ujërave që vërshojnë nëpër rrugë, banesa e njësi shërbimi duke krijuar kaos, vonesa të theksuara në qarkullim dhe dëme materiale për të cilat nuk përgjigjet askush.

Reshjet e nëntorit e rikthejnë në vëmendje problematikën e përmbytjeve dhe shkaktarët e tyre, që lidhen kryesisht me gjendjen ende problematike të sistemit të kanalizimeve dhe kapacitetin e ulët të stacioneve të pompimit.

Në lagjet periferike, siç është Shkozeti, gjendja paraqitet edhe më kritike. Jo vetëm rrugët, po dhe shtëpitë notojnë në ujë pas çdo rrebeshi shiu. Ujërat tërhiqen me vështirësi nga rrugët e banesat, ndërsa ankesat e banorëve bien në vesh të shurdhër.

Prishja e ndërtimeve pa kriter mbi kanale që cenojnë funksionimin e rrjetit ekzistues të kanalizimit të ujërave të larta dhe mirëmbajtja në vazhdimësi e këtij rrjeti është një domosdoshmëri për të shmangur përmbytjet gjatë sezonit të shirave.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH