Vajza e kantautorit shqiptar, Saimir Çili, mesa duket ka ndjekur gjurmët e babait të saj dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019.<br /><br />Kënga me të cilën, Isea do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet ?Mikja ime fëmijëri??, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj. Të ftuar në programin ? Rudina?, ata kanë folur më tepër për këtë bashkëpunim dhe përvojë të re.Isea është 12 vjeç dhe ka në skenë 7 vite sepse ajo ka dalë për herë të parë në moshën 5- vjeçare. Çili nuk ka qenë gjthmonë dakord që Isea të merrej me muzikë, por kjo ishte një dëshirë e saj.