Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mangësitë në literaturën Pediatrike, e cila qarkullon në të shumtën e rasteve jo shqip, arrinë të lehtësohen sadopak me një libër xhepi, kushtuar dhe titulluar ?Pediatria?. Një e treta e popullsisë përbëhet nga fëmijët, libri kushtuar atyre i prof.dr. Durim Bebeçit, me mbi 400 faqe panvarësisht jo në përmasa xhepi, është konsideruar i tillë për domosdoshmërinë e tij sidomos per mjekët e rinj. Ky libër promovohet në sallën shkencore me prezencën e mjaft mjekëve. Vetë autori doktor Bebeçi sqaron:

Durim Bebeçi:- ?Në këtë libër është paraqitur patologjia kryesor pediatrike duke mos harruar mire rritjen e femijës, urgjencat pediatrike, vlerat laboratorike dhe përdorimi i barnave. Ky libër për momentin do te plotësoj një nga boshllëqet që kemi në literaturë?.

Nëpërmjet lëximit të këtij libri nga mjekët lind dhe mundësia e ballafaqimit të dijeve të tyre./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti