Federata Shqiptare e Futbollit i ofron një kontratë të re 4-vjeçare Edy Reja për të vazhduar në drejtimin e kombëtares.<br />Burime për Televizionin Klan shprehen se ende kjo marrëveshje nuk është konkluduar, por priten zhvillime në ditët në vijim. Palët edhe më parë kanë shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin.<br />Trajneri ka pak muaj me kuqezinjtë dhe gjatë kësaj kohe ka punuar shumë për rinovimin e grupit. Nën drejtimin e Edy Reja, Kombëtarja luajti 8 ndeshje të kualifikueseve të Euro 2020, nga të cilat fitoi 3, barazoi 1 dhe humbi 4. Gjatë të martës, mediat italiane publikuan lajme të ndryshme. Sipas ?Gazzetta dello Sport?, divorci mes Edy Reja dhe Kombëtares Shqiptare është i pashmangshëm. Ndërsa ?Corriere dello Sport? shkruan se Reja do të qëndrojë, duke iu referuar pikërisht fjalëve të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për këtë gazetë.