#rtvora #oranews

Presidenti, Ilir Meta, do të takohet sot me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por edhe krizën politike.

Takimi ka nisur në orën 12:00. Më pas pritet të takohet dhe me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Ndërkohë në orën 17:30, Meta do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, mes tyre dhe përfaqësues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Soros).

Një ditë më parë Meta pati një takim dhe me ish-Presidentin, Rexhep Mejdani.

Takimet janë konsultative dhe vinë menjëherë pas konsultimeve që Kreu i Shtetit bëri me opozitën.

Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Nga ana e tij, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës për reformën zgjedhore do të bëhet publike javën e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-takon-berishen-ne-1200

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp