Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Sekretarja Amerikane Medlin Ollbrajt rifillon bisedimet për të ardhmen e Qipros. Presidenti i Qipros dhe lideri i qipriotëve Turk nuk do të takohen drejtëpërdrejtë. Shpresohet të bëhen bisedime me ndërmjetësimin e OKB-së për ti dhënë fund ndarjes 26 vjeçare të ishullit të mesdheut. Këshilltari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan tha në një konferencë të shkurtër shtypi: ?Mund të them vetëm se ne po punojmë me palët dhe unë mendoj se klima është e mirë?. Nga Davosi ministri i Jashtëm grek Papandreu deklaroi se po ecet me hapa konkretë në bisedimet për Qipron.

Rusët tentojnë sërisht drejtë Groznit, për të marrë kryeqendrën rebele Çeçene. Ushtarët Çeçenë edhe pse në kushte guerrilase janë të vendosur të luftojnë deri në fund për kauzën e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori