Të gjitha pikat e shumicës që tregtojnë produkte ushqimore do të jenë nën objektivin e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit. Drejtori i AKU Robert Lili ka thënë sot për mediat se toleranca ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë ushqimore do të jetë zero. Sipas tij, gjatë importit bëhen shkeljet më të mëdha.<br /><br />?Kam nxjerrë një urdhër dhe do të zhvillojmë një fushatë në të gjithë vendin, me rastin e festave të fundvitit dhe festave të nëntorit. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor dhe do të përqendrohet më së shumti në pikat e shumicës dhe tek stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore. Sektorët më problematik janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Ne do të inspektojmë çdo OBU e cila përbën cenim të sigurisë ushqimore. Tolerance do të jetë zero? u shpreh drejtori i AKU Robert Lili.
