Tre ditë pas kallëzimit të presidentit Ilir Meta ndaj kreut të këshillit të emërimeve në drejtësi Ardian Dvorani, dosja regjistrohet në prokurorinë e Tiranës pasi prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencë.

ReportTv u interesua edhe pranë krimeve të rënda, ndërsa fillimisht drejtuesja e këtij institucioni Donika Prela u përgjigj ?Është regjistruar kallëzimi nr 286 date 20.11.2019 i cili sipas shortit të hedhur më datë 20.11.2019 është caktuar të hetohet nga prokurori Klodjan Braho??.Pas këtij qëndrimi prokuroria e përgjithshme njoftoi se prokurori Braho kishte vendosur ta kalonte cështjen tek Tirana pas shpërdorimi i detyrës si vepër penale nuk është kompetencë tek krimet.

Pritet që tani prokuroria e Tiranës të caktojë me short prokurorin që do të kryej verifikimin e këtij kallëzimi e të vendos nëse ka apo jo element të veprës penale të konsumuara nga kreu KED.

Në kallëzimin e tij presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë prova material deri tek audio regjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara.

Pasi sipas presidentit, nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur si dhe z.Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale me vendimin për Arta Vorpsin.

Në rast të një hetimi ndaj zotit Dvorani funksioni i tij do të pezullohej cka do të sillte dhe në një ngërc të ri për rikonfigurimin e KED pasi z.Dvorani është i propozuar nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga gjykata e lartë.