Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta pritet të dalë shumë shpejt me një raport.

Por ky raport nuk do t?i shkojë menjëherë Kuvendit për miratim, pasi maxhoranca ka iniciuar një tjetër nismë që synon shtimin e objektit dhe zgjatjen e punës së këtij komisioni, për të hetuar dhe mbi ligjshmërinë e dekretit tjetër të Presidentit, atë për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Por derisa nisma të zyrtarizohet dhe ky propozim të miratohet në seancë, komisioni ka vijuar këtë të premte duke marrë në shqyrtim 2 raportet e Komisionit të Venecias, si dhe dokumentin sekret me informacion të SHISH, që sipas Presidentit e detyroi atë të nxirrte dekretin e 8 Qershorit. Dokument që u shqyrtua me dyer të mbyllura, për shkak se është i klasifikuar si top sekret.

Opozita parlamentare kërkon që hetimi të përfundojë sa më parë dhe shumica të mbajë fjalën, duke shkarkuar kreun e shtetit. Por mazhoranca duket se nuk e ka me ngut.

Mazhoranca ka deklaruar se do t?i drejtohet Komisionit të Venecias edhe për dekretimin e Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta dhe pritet që edhe ky opinion të shtohet në dosjet e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Tv Klan