#rtvora #oranews

Loja me lëndë kimike në klasë edhe një herë u bë shkak për helmim të nxënësve në shkollat shqiptare.

Rasti i radhës u shënua në shkollën e Golemit.

Katër prej nxënësve kërkuan ndihmë urgjente mjekësore në Spitalin e Kavajës me shenja helmimi.

Pasi morën ndihmën e parë, burime mjekësore thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas veprimeve të para zbuloi se fëmijët e moshës 14-vjeç ishin duke luajtur me njëri ? tjetrin me një sprajt që përdoret për vetëmbrojtje dhe përmban lëndë kimike.

Por gjate lojës në klasë, të miturit u ankuan per vështirësi në frymëmarrje e për pasojë u dërguan për ndihmë mjekësore.

Në spital, nxënësit dhe prindërit e tyre nuk pranuan të flasin për atë cfarë ndodhi në klasë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/disa-nxenes-shkolle-ne-golem-perfundojne-ne-urgjence-me-shenja-helmimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp