SAUK- 16 patenta janë pezulluar brenda 5 orëve për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h në rrugën Sauk-Teg-Kashar. 5 prej tyre pas testit të alkoolit rezultuan se po drejtonin automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve se shpejtësia dhe alkooli janë një kombinim i frikshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike.Njoftimi i policisë:

Vijon të ndodhë në akset rrugore që lidhen me Tiranën.

Monitorim, me radarë dhe policë,

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore.

Patrullat e policisë, po aplikojnë forma te ndryshme kontrolli duke përdorur te gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.

Sauk-Teg-Kashar kontrolle me Radar.

Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, është një rrezik potencial për vete drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën.