TIRANE- SPAK të hënën ndez motorët, ndërsa Report Tv mëson se Altin Dumani është hetuesi që pritet të përzgjidhet si drejtues i prokurorisë që do të hetojë krimin korrupsionin dhe zyrtarët të cilët në dekada kanë abuzuar me paratë publike.

Me një karrierë 20 vjeçare Dumani rezulton se për herë të parë ka shkelur në prokurori në Sarandë në Mars të 1999 ndërsa sot pas 20 vitesh ai është drejtues i komanduar i prokurorisë së apelit për krimet e rënda.

Për herë të parë Dumani rezulton se është bërë drejtues prokurorie në vitin 2000 në Tropojë, post të cilin ai shprehet se e mori kur shumë të tjerë e refuzuan.

I pyetur në KLP se përse Dumani vendosi të jetë pjesë e SPAK, ai thotë se ka lënë mënjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit.

"Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës", shprehet Dumani.

Së bashku me Dumanin pjesë e SPAK pritet të jenë dhe prokuror të dosjeve të konsideruara ??vip?? ndër vite si Arben Kraja hetuesi i Durrës Kukës, Edvin Kondili i dosjeve 'Kokaina', Klodian Braho prokurori që heton korrupsionin, Enkeleda Millonaj drejtuesja e Elbasanit, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra prokurori i bandave të 97-ës.