Fundjava u shpall ?armpushim? politik me mazhorancën e Edi Ramës nga presidenta Ilir Meta. Përplasja e madhe mes dy ish aleateve nis të hënën ditë kur Ilir Meta do dalë para popullit për të shpallur idenë e tij konkrete për organizimin e referendumit në mbrojtje të Kushtetutës.

Në mbrojtje të ligjit themeltar të shtetit u rreshtua edhe Edi Rama kur lajmëroi ndryshime kushtetuese dhe ligjore kundër akteve bllokuese të Ilir Metës.

Partia Demokratike i doli mënjeherë në krah Presidentit, me Edi Palokën, i cili tha se i vetmi ndryshim që duan shqiptarët është largimi i Edi Ramës. Lëvizjen e mazhroancës, vetë Ilir Meta e lexoi si tentative për ti rrëmbyer kompetencat, ndaj bëri me dije se ditën kur të ndodhë, do të jetë prezent në Parlament bashkë me popullin.

Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!- ka thënë Meta

Përkundrejt kërcënimeve të Ilir Metës mazhoranca ka nisur punën për ndryshimet e mundshme kushtetutese, por deri atë ditë një tjetër nismë është gati. Ajo për kundër njerëzve të drejtësisë të cilët i shpëtojnë vetingut përmes periudhës tranzitore e paralajmëruar për tu bërë publike të hënën e 25 nëntorit.

Në pritje të dites së madhe Ilir Meta nuk i shpëtoi tundimit për tu dërguar mesazhe të koduara Edi Ramës, se për atdheun do të ndjekë shembullin e Mujo Ulqinakut model i ushtarakut, sipas Presidentit i cili i qëndroi besnik betimit të bërë mbi flamur, deri momentin e fundit kur dha jetën në luftën kundër pushtuesve fashist.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH