#rtvora #oranews

Një 22 vjeçare mbeti e plagosur si pasojë e një aksidenti të frikshëm në rrugën Elbasan-Peqin.

Vajza, e identifikuar si Alba Kume, udhëtonte si pasagjere në këtë makinë tip "Ford", që përfundoi e përmbysur në mes të rrugës pas aksidentit.

Makina e drejtuar nga një 22 vjeçar, me iniciale A.M., banues në Elbasan u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga një 53 vjeçar me iniciale B.T., nga Librazhdi.

Sipas burimeve, makina tip ?Benz-i? ka qenë duke parakaluar një maune, ndërkohë nga pas ka ardhur edhe makina tjetër ?Ford?.

Drejtuesi i veturës nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë dhe për pasojë mjetet janë përplasur.

Por aksidenti mund të kishte pasoja fatale në rast se drejtuesi i mjetit tip ?Benz? nuk do të nxirrte makinën jashtë rruge.

Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku burimet mjekësore thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesit e dy makinave të përfshira në aksident nuk patën dëmtime serioze.

Rruga Elbasan-Peqin është një prej akseve më problematike në qarkun e Elbasanit.

Në muajin shtator, 4 gra humbën jetën si pasojë e një aksidenti të ngjashëm në këtë aks.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksidenti-ne-elbasan-shikoni-si-ka-perfunduar-makina

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp