Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, zyrtarisht hyri në garën presidenciale të dielën duke i dhënë fund disa javëve spekulime në lidhje me një hyrje të vonë në parapraket demokrate me shumë kandidatë në fushë.

Hyrja e Bloomberg, u parapri nga lajmi për një blerje të madhe hapësire kohore në televizione, 31 milionë dollarë. Një blerje prej 30 milionë dollarësh në javët finale të garës në 2012, për presidentin e atëhershëm Barak Obama, mbante rekordin deri më tani.

Në reklama, Bloomberg promovohet performanca si kryebashkiak dhe më pas vjen premtimi për të rindërtuar vendin dhe për të rikthyer besimin tek ëndrra amerikane; ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe klasa e mesme do të mbajë peshën që i takon.

Buxheti i madh i Bloomberg mund ta kthejë atë në kandidatin që do të bëjë ndryshimin në kampin demokrat. Por, strategjia e tij për fitore është e rrezikshme.

Ne nuk mund të përballojmë edhe katër vite të tjera si këto me Trump ? thotë Bloomberg, që e konsideron veten si demokratin e vetëm që mund të nxjerrë presidentin republikan nga Shtëpia e Bardhë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH