Surprise Me!

Ora News - Adoleshentët, alkool dhe drogë.Çdo ditë në QSUT paraqiten 5 raste për shërbim mjekësor

2019-12-12 4 Dailymotion

#rtvora #oranews
Ngjarja e Elbasanit, ku dy 15 vjeçarë u gjetën pa ndjenja për shkak të konsumit të alkoolit, ka rikthyer në vëmendje fenomenin shqetësues.

Në Tiranë çdo ditë paraqiten në Urgjencën e QSUT mesatarisht 5 persona nën efektin e tij, kryesisht të rinj, të cilët marrin shërbim mjekësor.

Mjeku toksikolog, Andrin Tahiri, thotë se përdorimi i alkoolit tek adoleshentët është trend në rritje.

Por ajo që vërejnë ekspertët e shëndetit është konsumi njëkohësisht edhe i substancave narkotike.

Tahiri: Varësia nga abuzimi me alkoolin gjithmonë është bashkangjitur me varësinë nga substanca të tjera legale, që lëshohen me receta, dhe droga ilegale, marijuana te moshat e reja dhe kokaina të moshat e rritura.Trendi është te moshat e reja, 15-16 dhe 18 vjeç. Ka dhe femra, por kryesisht janë meshkuj.

Pasojat thonë mjekët janë fizike dhe mendore.

Tahiri: Probleme të shëndetit mendor janë ankthi, depresioni, psikozat. Dëmet fizike mund të jenë gastriti, ezofavit, neuropatit. Dëmet janë të pallogaritshme.

Pavarësisht se në fuqi është një ligj që ndalon shitjen e pijeve alkoolike tek të rinjtë, rastet dëshmojnë se jo gjithmonë zbatohet.

Për ekspertët problemi qëndron tek mungesa e angazhimit të institucioneve.

Shuperka: Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë treguar interesimin e duhur për zbatimin e ligjit. Kjo është arsyeja që edhe nga moshat e reja po përqafohet konsumi i alkoolit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/adoleshentet-alkool-dhe-drogecdo-dite-ne-qsut-paraqiten-5-raste-sherbim-mjekesor?fbclid=IwAR0ykUlSBbG9X64txyBlZAi44q8fy7tHoATCQ-BweQ7l6YHkB8U-x8el0sc

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon