Bilanci i viktimave të tërmetit të së martës, fatkeqësisht po rritet. Shkon në 27 numri të vdekurve.
Bilanci mund të jetë më tragjik pasi në rrënoja dyshohet se janë dhe 20 persona të tjera. Aksionet e kërkim shpëtimit janë përqendruar në Durrës e Thumanë.
Në një nga pallatet e shembura në Thumanë është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i Hajredin Çupit.
Në familjen Çupi me 4 anëtarë, ka shpëtuar vetëm njëri nga djemtë. Një tjetër familje është shuar në Thumanë.
Bashkëshortët, Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat. Në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë në spitalin e Traumës dhe djali i tyre, Saimir Gregu.
Forca e kërkim shpëtimit janë përqendruar dhe te pallati gjashtë katësh në lagjen 18 të Durrësit. Ato kanë lokalizuar një person dhe pritet nxjerrja e tij.
Për fat të mirë, nga blloqet e betonit te hotelit Vila Palma në plazhin e Golemit, u bë e mundur nxjerrja e Klajdi Qatos, i cili gëzon shëndet te mire. Për 20 ore ai qëndroi poshtë krevatit. I riu ka falënderuar forcat greke dhe ato shqiptare që i shpëtuan jetën.
Operacioni i forcave të emergjencës vijon dhe në zonën e ish kënetës, në vilën katër katëshe ku jeton familja Lala. Mendohet se nën rrënoja janë 6 pjesëtarë të kësaj familje.
Gjatë ditës së djeshme u nxorën të pajetë Sadete dhe Ilir Lala.
Ministria e Shëndetësi tha se në spitale janë trajtuar 658 të lënduar. Aktualisht po trajtohen 65 pre tyre. 8 persona janë në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.