Me mijëra banorë e kanë kaluar sërish natën jashtë, në Tiranë, Durrës, Fushë ? Krujë e zona të tjera. <br />Kanë qëndruar në makinat e tyre në rrugë, sheshe e zona të tjera të hapura, larg ndërtesave. <br />Ka mes tyre persona që u janë dëmtuar banesat, për të cilat ka nevojë për një mendim ekspertësh nëse janë të banueshme apo jo.<br />Por ka edhe persona që thjesht kanë pasur frikë se do të përjetonin një tjetër moment dramatik për shkak të lëkundjeve të tokës që kanë vijuar.<br />Nga momenti i tërmetit të fuqishëm të së martës, deri tani janë regjistruar të paktën 500 lëkundje të tjera, disa prej të cilave kanë qenë të forta.
