Në një deklaratë për shtyp, mbi masat e marra përsa i takon përballimit të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se askush nuk do të mbetet në rrugë si dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në banesa që janë të dëmtuara.

?Kostot në njerëz aq të rënda, sa do të jenë të paharrueshme gjithë jetën. Kosto të jashtëzakonshme edhe në shtëpi e banesa. Operacionit të kërkim ? shpëtimit po i vjen drejt fundit. Prioritet është strehimi, ushqimi, kujdesi për çdo qytetar pa strehë. Nëse është dëmtuar banesa, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni për në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin, Berat. Situata në banesat me strukturë të dëmtuar është po aq e rrezikshme sa ditën e pare. Ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj. Pavarësisht përmasave të tragjedisë, jemi në gjendje të ofrojmë çdo shërbim?, u shpreh Xhaçka.

Më tej shtoi:

?Ekipet tona janë të pranishme në të gjithë zonat e prekura. Sipas vlerësimeve paraprake mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesa. Askush nuk do të mbetet në rrugë. Është ngritur kuzhina fushore në Thumanë e po montohet kuzhina një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH