#rtvora #oranews
Pas tërmetit të 26 nëntorit, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat e personave që mbetën nën rrënoja. Për Ora News, një punonjës i ekip shpëtimit nga Italia tregon se gjatë punës të gjithë bashkë shpresonin të gjenin sa më shumë persona të gjallë.

Lëkundjet e forta te 26 nëntorit si kurrë më parë bënë bashkë të gjithë shqiptarët, por jo vetëm për ti ardhur në ndihmë të prekurrve nga tërmeti i pamëshirshëm që u mori jetën 51 personave dikush në gjumin e thellë, e dikush i zgjuar nga tmerri pa mundur të shpëtojë.

Forcat e ushtrisë shqiptare, zjarrfikëset, forcat speciale, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat e personave që mbetën nën rrënoja.

Per Ora News një punonjësi i ekip shpëtimit nga Italia tregon momentet e vështira te punes se tij dhe emocionet e të shpëtuarit jetë.

"Shpresonim ti gjenim gjallë, por nuk ndodhi kështu kësaj here. I gjetëm aty ku e imagjinonim se ishin, të gjithë bashkë të përqafuar në të njëjtin ambjent, në të njëjtin vend ku deri në momentin e lëkundjes sizmike ishte një krevat për të gjithë. Ishte nëna me tre fëmijët e mitur, një moment i vështirë për të gjithë ne".

Këta persona që të gjithë bashkë padyshim janë heronj edhe pse në kushte të vështira dhe aspak të favorshme të motit të keq nuk pushuan derisa e përmbyllën misionin e tyre me nxjerrjen nga rrënojat të të gjithë trupave.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/misioni-i-heronjve-te-jetes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp