Surprise Me!

Ndihmat nga ndërkombëtarët, 2 milionë euro nga Kina

2019-12-12 0 Dailymotion

Ambasada kineze në Tiranë sqaroi përmes faqes së saj në Twitter se kompanitë kineze kanë dhuruar 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

? Personave në nevojë u janë dërguar gjithashtu ushqime, ujë i pijshëm, batanije e tenda?, thuhet në postimin e saj. Ambasadori kinez në vendin tonë Zhou Ding qe shprehur një ditë më parë se Kina do të kontribuonte me vlera monetare, në mbështetje të familjeve të dëemtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorë të huaj, të zhvilluar në Tiranë, Ding rikonfirmoi gadishmërinë e qeverisë kineze për të ndihmuar. Ai sqaroi se pas goditjes së tërmetit, ekipet kineze të kërkim shpëtimit ishin gati të vinin.

Por Kina është pak larg, theksoi ai, duke shtuar megjithatë se nëse paraqitet nevoja, mbeten të gatshëm të vijnë. Shefi i misionit diplomatik kinez sqaroi se ambasada e Kinës do të punojë ngushtësisht me ekipin e ministrit Çuçi.

?Nëse keni ndonjë kërkesë ndonjë ide, për çfarë keni nevojë për ndihmën e Kinës do të diskutojmë me hollësi, do të mbajmë kontakte të ngushta. Nëse keni një listë me kërkesa, nevoja për pajisje, logjistikë na vini në dijeni?, ? tha ambasadori Ding.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon