Surprise Me!

Prokuroria e Tiranës "ngrin" shembjen e ndërtesave, bashkia 48 orë afat për të raportuar dëmet

2019-12-12 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej disa ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin të martën e shkuar, organi i akuzës i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.

RTV Ora i disponon të dy kërkesat, e para mban datën 27 nëntor dhe e dyta 2 dhjetor.

Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.

"Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.

1- Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime

2- Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.

3- Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti".

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion.

Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prokuroria-e-tiranes-kerkese-bashkise-e-policise-asnje-veprim-ne-banesa-pa-prani-te-prokuroreve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon