Edi Rama ka ripërsëritur paralajmërimin për sipërmarrësit, objektet e ndërtuara prej të cilëve kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit.

Programi i rindërtimit për të cilin ende nuk ka një kosto përfundimtare pasi dëmet janë ende duke u vlerësuar do të ndryshojë prioritetet e buxhetit të 2020, por sipas kryeministrit nuk do të prekë parametrat kyç që mund të ndikojnë në rritjen ekonomike.

Projekte investimesh të reja në infrastrukturë thotë prerë se nuk do të ketë.

Do të shkurtohen të gjitha shpenzimet për mobilim zyrash apo blerje makinash për të 12 bashkitë. Madje ka gati dhe një zgjidhje kreative për kryebashkiakët që ju nevojiten automjete.

Projekti i rindërtimit për strehimin e familjeve që ngelen pa shtëpi nga goditja shkatërruese sizmike është ende duke u hartuar. Por në mbledhjen e qeverisë Rama zbulon dhe planin për ndërtimin e lagjeve të reja në Durrës, Tiranë dhe Laç.

Kërkon solidaritet nga kompanitë e ndërtimit për heqjen e inerteve nga Durrësi dhe nisjen e tyre në Porto Palermo, ku siç thotë është në përfundimi projekti për kthimin në një park të gjelbëruar.

Thotë se është i keqardhur që opozita ka refuzuar propozimin për t?u ulur në një tryezë dhe ironizon planin me 3 pika të paraqitur nga kreu i opozitës si zgjidhje për tejkalimin e situatës. Por gjithsesi ripërsërit ftesën.

Ndërkohë portali i bashkëqeverisjes nga kjo e martë është vendosur i gjithë në dispozicion të qytetareve të prekur nga tërmeti ku mund të raportojnë për çdo problematikë që kanë që nga strehimi, ushqimi, transporti apo ndihma mjekësore.

Tv Klan