Komiteti i rindërtimit ka nisur zyrtarisht punën për të hartuar programin që do të rindërtojë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryetari Arben Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit kalon në disa faza ku më emergjentja është ajo e largimit të inerteve në ?Porto Romano?.

?Faza e dytë që fillon nga 1 janari ka të bëjë me bonusin e qirave dhe në zonat rurale përveç bonusit të qirave do të ketë edhe shtëpi ekologjike?.

Pas familjet e pastreha të jenë sistemuar përkohësisht do të nisë faza më e rëndësishme e rindërtimit, e cila parashikon një program masiv ndërtimesh të menaxhuar nga qeveria

Qeveria do të ndërtojë disa qyteza të reja në zonat e prekura nga tërmeti.

?Në Durrës pesë mijë apartamente. në tiranë dy qyteza, mendohet në kombinat edhe tek uzina e autotraktorëve, në Thumanë dhe në Lezhë po ashtu?.

Por sa do të jetë kostoja e këtij programi masiv ndërtimesh dhe ku do të gjenden paratë?

Detajet e programit të rindërtimit do të bëhen publike në vijim, përfshirë formën me të cilën qeveria do e prokurojë ndërtimin e këtyre banesave si dhe mënyrën e financimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH