Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Zhvillimet dramatike në Mitrovicë e kanë detyruar komisionin e jashtëm parlamentar të reagoj me anë të një deklarate proteste. Në këtë deklaratë dënohen ashpërsisht aktet e terrorrit serb mbi shqiptarët e kosovës, që sipas komisionit të jashtëm janë të nxitura nga Beogradi dhe çdo lloj akti tjetër terrorrist nga çdo anë që vjen ai. I kërkohet KFOR-it, këshillit administrativ të përkohshëm dhe forcave të mbrojtjes së Kosovës, të marrin masa që këto akte terrorriste të mos përsëriten dhe që fajtorët të ndëshkohen sipas ligjit.

Të martën paradite komisioni i jashtëm ka ftuar shefin e diplomacisë shqiptare, Paskal Milo të raportoj në këtë komision mbi angazhimet e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës dhe në kuadër të paktit të stabilitetit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame