Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dy salla të PASOK, Partia Socialiste Greke u dëmtuan lehtë në Athinë nga shperthime lëndësh djegëse, duke u gdhir e sotmja. Atentati u bë ndërsa vendi po hynë në fushatën elektorale pas njoftimit të Kosta Simitisit, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoheshme. Disa ditë më parë disa të panjohur hodhën tre bombula me gaz kundër një salle në një lagje jo në qendër të kryeqytetit.

Bomba ne Bejrut. Izraeli ka prishur paktin e vitit 1996, i cili detyronte si Hesbollahun dhe Izraelin për të mos goditur objektivat civilë. Por bombat e Izraelit kanë goditur mëngjesin e sotëm tre centrale elektrike të Bejrutit, duke shkaktuar 18 të plagosur. Libani premton se përgjigja ndaj Izraelit do të jetë e shpejtë dhe e përgjakshme. Zonat veriore të Izraelit në kufij me Libanin kanë marrë masat e duhura. Izraeli përsëri kërcënon se do të godas pasi rraketat e nisura nga Libani kanë vrarë 5 ushtarë izraelitë. Siria për Telavivin po manipulon duke përdorur Libanin.

Aeroplani Afgan i mbajtur peng në një aeroport të Londrës po mban pezull diplomacinë dhe opinionin europian. Po të jetë e nevojshmë do të ndërhyjmë me forcë thonë përfaqësues të sigurimit britanik. Kërkesa e rrëmbyesve është lirimi i Ismail Kan, lideri i një lëvizje guerrilase, i kapur në vitin 1993 dhe i dënuar nga qeveria e talebanit në Afganistan. Megjithatë pengmarrësit nuk janë sjell keq me pasagjerët dhe kanë liruar shumë prej tyre./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori