#rtvora #oranews
Mësimi për shkollat e Tiranës, Durrësit, Kurbinit dhe Vorës do të rifillojë të hënën më 9 dhjetor.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njftoi shtyrjen edhe me 5 ditë, për shkak se ende nuk kanë përfunduar inspektimet dhe riparimet në disa shkolla që mbeten të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shahini: Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 Dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për ti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve.

Sa i përket bashkive të Lezhës, Mirditës, Kamzës dhe Kavajës, procesi mësimor do të fillojë më 5 dhjetor.

Ministrja Shahini tha se pas tërmetit të 21 shtatorit janë verifikuar dhe riparuar të gjitha dëmet, por tërmeti i nëntorit ishte shkatërrues.

Ministrja ka vendosur që Dita e Rinisë 8 Dhjetor, të mos jetë pushim në datë 9 për shkak të orëve që janë humbur.

Ndërsa në datë 7-8 dhjetor do të ketë një tjetër njoftim për planin e zhvendosjes dhe cilat shkolla private do të hapen.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shahini-ne-tirane-dhe-vore-mesimi-nis-te-henen

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp