Surprise Me!

Lleshaj rikthehet te pallati i Pjerin Ndreut: Shumë zhurmë për asgjë!Përplaset me ish-deputeten e PD

2019-12-12 0 Dailymotion

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë mesditën e sotme sërish në pallatin 12 katësh në Lezhë, për të cilët banorët kanë kërkuar një ekspertizë të dytë pasi ishin të pasigurt për të hyrë në banesat e tyre pas tërmetit. Leshaj, teksa e ka cilësuar si shumë "zhurmë për asgjë", ka deklaruar se ky pallat është i sigurt edhe pas certifikimit nga ekspertë izraelitë.

"Jemi këtu për të dytën herë për shkak të shqetësimit të banorëve të këtij pallati, po ta shkurtoja të gjithë përkufizimin e kësaj situate do të thoja "shumë zhurmë, për asgjë". Në harkun e 24 orëve janë bërë dy ekspertiza, një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga izraelitë, dhe konkluzioni është i njëjtë, nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij. Dua t'i ftojë banorët të kthehen në shtëpi, dhe të na lënë mundësi që të merremi me problemet e tjera. Probleme ka shumë, po jo këtu. Këtu njerëzit duhet të kthehen në jetën e tyre të përditshme, se nuk ka asnjë gjë për t'u shqetësuar. Mos bëni zhurmë kot, lus ata që duan t na ndihmojnë t'i bashkohen forcave, nëse nuk duan të na ndihmojnë të heshtin, as të mos përhapin panik. Nuk ka asnjë problem, merrni vesh shqip apo jo", tha Lleshaj.

Në përfundim të fjalës së tij, Lleshaj ka pasur një debat me ish-deputeten e PD-së, Lindita Metaliaj.

Ish-deputetja e PD-së: Kush janë ekspertët, mund të na i tregoni? Ju nuk jeni ekspertë dhe në radhë të parë duhet t'i kërkoni falje popullit të Lezhës për fyerjen dhe arrogancën e sjelljes suaj dje.
Lleshaj: Për këtë ke ardhur ti?
Ish-deputetja e PD-së: Jo unë jam në mbështetje të qytetarëve
Lleshaj: Kush je ti?
Ish-deputetja e PD-së: Unë jam Lindita Metaliaj, banoj në lagjen "Besëlidhja" dhe kamë ardhur që të jem në mbështetje të qytetarëve
Leshaj: Shkoni atje

Buy Now on CodeCanyon