I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.

?Sikur ta njihnin njëra-tjetrën, ato do të mund t?i zgjidhnin çështjet e diskutueshme si fqinj?, tha Palmer për televizionin N1 në Sarajevë.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi ?duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane?.

?Është e nevojshme një marrëveshje që do të pranohej nga publiku në të dyja anët dhe do të mbështetej si rruga më e mirë përpara?, tha Palmer, për të shtuar se marrëveshja do të duhej të ishte ?e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme?.

Palmer po ashtu tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Emërimi i Palmerit në gusht dhe i Grenellit pak muaj më vonë janë parë si shenjë e përfshirjes gjithnjë e më të madhe të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky dialog është ndërprerë qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kosova ka nisur me aplikimin e një takse mbi mallrat e importuara nga Serbia. Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian ? si ndërmjetësues i dialogut ? Kosova nuk e ka hequr taksën, ndërsa Serbia ka kundërshtuar vazhdimin e dialogut pa heqjen e taksës. Kosova aktualisht është në negociata për formimin e qeverisë së re.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH